Perfundon me sukses Konferenca Rajonale e Transportit Doganor (14 Shkurt 2001)
Një vit pas Memorandumit të Mirëkuptimit të vitit të kaluar në Shkup, është mbajtur sot në kryeqytet mbledhja e katërt rajonale për lehtësirat e transportit doganor në Evropën Juglindore. Në këtë takim merrnin pjesë delegacione nga Bullgaria, Greqia, Kroacia, Rumania, Moldavia, SHBA, Banka Europiane dhe Banka Botërore. Fazat fillestare të projektit për lehtësirat e transportit janë zbatuar në disa vende të Europës, pjesëmarrëse në këtë takim dhe sot u diskutua funksionimi i sistemit të ri doganor.
Gjatë takimit u dhanë vlerësime dhe mendime për komponentët dhe doganat si dhe për përdorimin e asistencave teknike. Pothuajse në të gjitha teknikat për lehtësirat doganore në rajon u vlerësua komponenti i teknologjisë së informacionit si elementi më i rëndësishëm dhe modern i shërbimit doganor./tvklan.al