Përmbyset kreu i superligës
Përmbyset sërish kreu i renditjes së Superligës, Skënderbeu del në krye falë fitores 1-0 në Laç dhe me ndihmën e barazimit mes kukësit dhe Tiranës.
Korcarët gjetën golin e avantazhit në në minutën e 66’ me Latifin.
Në Zeqir Ymeri të Kukësit përfundoi 0-0, por kuksianët pretenduan një 11-mnetërsh në pjesën e parë në minutën e 27’ për prekje të topit me dorë. Më fillimin e pjesës së dytë Kukësi pretendon një gol të Pejic, i cili e theu Ilion Likën, por gjyqtari Kridens Meta akordoi pozicion jashtë loje.
Në minutën e 60’ ndodhi një tjetër prekje topi me dorë nga Teqja i Tiranës, por për arbitrin është goditje këndi.
Goli i Ekuban në fillim të pjesës së dytë e mban Partizanin në vend të tretë dhe në garë për titull.
Luftëtari u ndal nga Korabi në një barazim 1-1. Të parët që shënuan ishin gjirokastritët me Faye dhe më pas barazoi Korabi me Mziun./ TV KLAN