Përfundon normalisht procesi zgjedhor i balotazhit në Gjirokastër – (15 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Procesi zgjedhor në raundin e balotazhit në 14 njësi administrative të prefekturës së Gjirokastrës, u zhvillua mjaft qetë dhe pa emocionet e 1 Tetorit. Në 4 komuna dhe bashkinë e Këlcyrës, ku Partia Socialiste ishte në balotazh me parti të vogla si PR, PAD dhe PSD, procesi zgjedhor nuk pati asnjë problem.
Ndërsa në dy bashki dhe shtatë komuna, ku gara e balotazhit kishte përballë PD dhe PS, në pasditen e së shtunës pati disa kandidatë të PD, që paraqitën deklarata, që tërhiqeshin nga zgjedhja, por që këto deklarata nuk u pranuan nga komisionet zgjedhore.
Sot në mëngjes procesi zgjedhor nisi normalisht dhe kanë marrë pjesë në votime rreth 55% e votuesve. Në Kakavijë edhe sot pati emigrant të ardhur për votimet, ku shumica e tyre udhëtuan në drejtim të Himarës./tvklan.al