Përfundon regjistrimi i popullsisë, Tirana zona më e vështirë (9 Maj 2001)


Përfundon regjistrimi i popullsisë, Tirana zona më e vështirë (9 Maj 2001)

14:05 09/05/2001

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave i nisur më 31 mars të këtij viti ka mbaruar në të gjithë vendin tonë. Kështu ka deklaruar sot drejtoresha e Institutit të Statistikave Milva Ikonomi.

“Themi që ka përfunduar, jo sepse është data sot, por sepse dhe verifikimi dhe informacioni mbi të dhënat e para është i sigurtë sot. Në kuptimin që procesi ka ecur mirë në fazën e grumbullimi të të dhënave dhe ne tani po hyjmë në një fazë të re të regjistrimit. Situata që kemi parë dhe që kemi patur parasysh kanë qenë vështirësitë në Telekomunikacion sidomos në zonat e veriut me vështirësitë e ndërtimeve urbane të cilat ne i kemi parë që janë të vështira.”

Pyetësorët dhe rezultatet operative për çdo zonë regjistrimi gjenden në Institutin e Statistikave nga ku po bëhet dhe verifikimi për të nxjerrë në fund të muajit qershor sipas specialistëve rezultatin përfundimtar të popullsisë. Nga të dhënat e deritanishme regjsitrimi është bërë në të gjithë vendin ku janë regjistruar si jugu i Shqipërisë ashtu edhe veriu. Nga zonat më të vështira për t’u regjistruar ka qenë kryeqyteti si dhe disa fshatra në veri, por deri tani asnjë person apo banesë nuk është regjistruar 2 herë.

Nga ky regjistrim është vënë re se në jug të Shqipërisë, lëvizjet e emigracionit janë në shifra të larta. Ka më tepër banesa sesa familje. Ndësa lëvizja mekanike e popullsisë nga fshati në qytet është tepër e lartë në zonën verilindore të vendit. Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është bërë për herë të fundit në vitin 1989 dhe raporti ishte 1 banesë me 1,5 familje. Ndërsa sot ky raport ka shkuar 1 banesë me 1 familje./tvklan.al






Të ngjashme