Përfundon rregullimi i të gjitha kopshteve
Tiranë- 23 kopshtet e kryeqytetit janë tashmë me të njëtat standarde dhe kushte bashkohore. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e tyre, me anë të donacioneve që u dha për nismën “Adapto një kopësht”.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj: “Ka qenë një sipërmarrje titanike në një kohë rekord, një sprint, dhe besoj se ia kemi dalë me një sukses të jashtëzakonshëm”
Pas kushteve bashkëkohore, kryebashkiaku shprehu domosdoshmërinë e shërbimit cilësor.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj: “Tani që kemi zgjidhur infrastrukturën, mund të fokusohemi më shumë te cilësia e shërbimit, programet, por edhe çerdhe e kopshte të reja me komunitetin”.
Pas rikonstruksionit të kopshteve kryebashkiaku rikujtoi se tashmë puna do të fokusohet tek shkollat./TV KLAN