Mbyllet pa rezultat takimi Kurti-Mustafa
Liderët e dy partive takohen sërish të mërkurën
Pas dy javësh pauzë janë takuar sërish sot udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi ka zgjatur më shumë se tre orë, por pa ndonjë rezultat.
Pas takimit kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se nuk është i hidhëruar me Kurtin. Bisedimet ndërmjet dy liderëve do të vazhdojnë nesër.
Mësohet se takimi i sotëm më shumë ka pasur karakter sqarues rreth veprimeve të deritashme të Vetëvendosjes. Ndërsa në takimin e nesërm që do të nisë në orën 14:00 do të diskutohen detajet e tjera. Nesër gjithashtu pritet edhe vazhdimi i mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
LVV e LDK ende nuk kanë gjetur një formulë të përbashkët për të bashkëqeverisur vendin derisa në zgjedhje të dyja partitë kanë hyrë me premtime se do të bashkëqeverisin.
Tv Klan