Përgatitje për 55 vjetorin e Çlirimit (17 Shtator 1999)


Përgatitje për 55 vjetorin e Çlirimit (17 Shtator 1999)

11:43 17/09/1999

Nën drejtimin e Zëvëndës Kryeministrit Ilir Meta, disa ministrave të kabinetit, përfaqësues të veteranëve e të tjerë, sot janë hedhur piketat e aktiviteteve që do të zhvillohen më 29 Nëntor. Në qendër të diskutimeve ka qënë hapja e një pavioni të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar.

Janë parashikuar të organizohen një serë veprimtarish kulturore e shkencore si organizimi i një sesioni e të tjerë. Veteranët të kryesuar nga Pirro Dodbiba kanë parashtruar projektet e tyre për festimet e 29 Nëntorit. Meta ka siguruar për angazhimin e plotë të kabinetit qeveritar për të organizuar festimet e 55 vjetorit të Çlirimit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme