Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 14 Shkurtit
Autoritetet: Kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit
Në depon e KQZ-së ku është edhe Qendrën e Numërimit të votave dhe rezultateve tashmë kanë arritur fletëvotimet e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Këto materiale do të shpërndahen nëpër qendra të votimit ditën e diel kur mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërsa institucionet që kujdesen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor thonë se janë bërë gati për këto zgjedhje. U është bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional është I domosdoshëm për ti shërbyer zgjedhjeve të lira. Ftoj subjektet politike dhe votuesit që ti përmbahen rregullit të KQZ-së, Ligjit për Zgjedhjet dhe Kushtetutës”.
88 prokurorë e 30 gjyqtarë do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në mbrojtje të votës së qytetarit.
“Ne kemi marrë masa, kemi hartuar planin operativ dhe kemi ngritur kapacitetet e nevojshme. Inkurajojmë qytetarët që të njoftojnë policinë për parregullsi”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen të dielën pas vendimit të gjykatës kushtetuese e cila e kishte cilësuar jolegjitime qeverinë Hoti.
Tv Klan