Përgatitjet për festat e 28-29 Nëntorit – (27 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kanë nisur sot aktivitetet kulturore, sportive e ushtarake në prag të dy festave, Festës së Pavarësisë dhe Festës së 55-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Në sallën e Muzeut Historik Kombëtar është organizuar konferenca shkencore për Luftën Anti Fashiste ku kanë referuar historianë të njohur si dhe Ministri i Jashtëm Paskal Milo. Ishte i pranishëm dhe Presidenti Rexhep Mejdani.
Ndërkohë në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” është organizuar prova e fundit për paradën ushtarake që do të zhvillohet me 29 Nëntor. Nën tingujt e orkestrës frymore të ushtrisë rreth 4 mijë ushtarë të forcave speciale, komando, ajrore e detare, si dhe avione e helikopterë ushtarakë kanë demonstruar forcën e Ushtrisë Shqiptare. Ndërkohë ceremoniali festiv ushtarak do të zhvillohet në Akademinë Ushtarake ditën e hënë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame