Përgatitjet për “Miss Shqiperia 2000” – (23 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Bodo Omba, kryekordinatori europian i Paktit të Stabilitetit, ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në spektaklin “Miss Shqipëria 2000”, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Butrint. Ai ka shprehur këtë dëshirë duke kërkuar rezervimin e vendeve në këtë spektakël të bukurisë shqiptare.
Ky konkurs bukurie, i cili do të evidentoj vajzën më të bukur shqiptare të vitit 2000, do të transmetohet me vijë satelitore në Greqinë veriore, Italinë juglindore si edhe Kosovë. Përmasat e tij të jashtëzakonshme deri tani, kanë krijuar përshtypje të mirë edhe tëk Omba, duke përcjell mesazhin në Europë, se në Shqipëri nuk ka vetëm dhunë dhe armë, por edhe spektakle bukurie që tregojnë kulturën dhe traditën tonë./tvklan.al