Përgatitjet për “Miss Shqipëria 2000” – (26 Maj 2000)


Përgatitjet për “Miss Shqipëria 2000” – (26 Maj 2000)

10:09 26/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ky ballon që është ngritur një javë më parë nga qendra e Tiranës, pasi ka përcjell qytet më qytet kurorën e Miss Shqipërisë, nesër ulet në Butrint. Për herë të parë në historinë e televizioneve shqiptare spektakli do të transmetohet drejtëpërdrejt nga qyteti i lashtë në skajin jugor të vendit. Por bukuria shqiptare do të shihet edhe përtej kufijvë të shqipërisë. Transmetimi realizohet përmes sistemit dixhital me linjë satelitore.

Missi i parë shqiptarë i këtij mijëvjeçari, ka bërë të udhëtoj nga e gjithë bota personalitete të artit dhe spektaklit. Menaxheri i Miss Europës Miron Lidiu vjen në Butrint si njeriu që ka askluzivitetin e tre konkurseve të bukurisë europiane. Nga italia vjen këngëtari Fidele Bocasini, fituesi i çmimit të dytë për të rinj në Sanremon e vjetshme. Edhe Alan Sorenti,këngëtari i shquar italian, miti i brezit të viteve ’80 do të jetë në përzgjedhjen e më të bukurës së Shqipërisë.

Nga Greqia mbrrin Seanthis Angelopulos me grupin e tij, sjell me vete famën e njërit prej këngëtarëve më të shquar të Greqisë. Por edhe shqiptari Altin Shehu që jeton në Greqi prej dhjetë vjetësh vjen enkas për këtë aktivitet. Udhëtimi i tyre është mundësuar nga organizatorët Deliart dhe Tv Klan. Vajza që do të përzgjidhet nesër si Miss Shqipëria  do të përfaqësoj bukurinë e vajzave tona në konkursin e Miss Europa që do zhvillohet në Monte Carlo./tvklan.al  






Të ngjashme