Përgatitjet për teatrin ndërkombëtar (13 Dhjetor 1999)


Përgatitjet për teatrin ndërkombëtar (13 Dhjetor 1999)

10:54 13/12/1999

Janë momentet e fundit të përgatitjeve për evenimentin e madh kulturor që mbyll këtë fundshekull në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Po sistemohen dhe rregullohen ambjentet. Drejtori i Teatrit, Demosten Papa për TV Klan thotë se po vazhdohet në përmirësimin e kushteve sa më të mira që do tu afrohet trupave teatrove mysafirë. Janë lyer e rregulluar të gjitha ambjentet e Teatrit, janë ngritur dy kabina për ndërrimin e aktorëve, është sistemuar holli dhe janë shtuar vende në sallë.

Janë përgatitur posterat që do të shpërndahen nëpër qytet dhe salla e konferencave. Edhe fasada do zbukurohet e ndriçohet nga drita të shumta. Takimi teatror ndërkombëtar në Elbasan i ideuar nga Ministra jonë e Kulturës, i ka dhënë qytetit një atmosferë festive. Janë marrë masa dhe për sistemimin e aktorëve. Në këtë takim që do nisë me 15 Dhjetor deri me 21 Dhjetor, do marrin pjesë trupat teatrore në Bosnja, Maqedonia, Greqia, Hollanda dhe Kosova. Nga teatrot tona marrin pjesë trupat e Elbasanit, Fierit, Shkodrës, Publimedia Teatër.

Teatri “Skampa”, njëkohësisht dhe trupa mikpritëse të këtij evenimenti do të prezantohet me dy shfaqje. “Mësuesi i Juneskut ” që do të jetë shfaqje përshëndetëse dhe “Vdekja”. Takimi teatror që starton pas dy ditësh është ideuar nga Ministria e Kulturës për të mbyllur në mënyrë të denjë aktivitetet e shumta kulturore të zhvilluara në këtë fundvit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme