11:46 25/12/2013Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të një autobombe të vendosur në afërsi të një kishe në Bagdad, Irak. Lajmin e bënë të ditur burime të sigurisë së vendit, sipas të cilave në shpërthimin e ndodhur gjatë ditës së Krishtlindjeve në lagjen e njohur si Doura, kanë mbetur të plagosur të paktën 30 persona. Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur besimtarët po kremtonin lindjen e Krishtit. Që prej vitit 2013, kishat kanë qenë në shenjestër të sulmeve terroriste në vend.