Përgjaken rrugët nga aksidentet në Korçë e Durrës


Përgjaken rrugët nga aksidentet në Korçë e Durrës

18:00 01/10/2017

Dy aksidente me pasoja fatale janë regjistruar përgjatë të dielës në Durrës dhe Korçë. 34-vjeçari Renis Hoxha i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip BMW ka humbur jetën, teksa është përplasur me një karroatrec në Xhafzotaj të Durrësit.

Drejtuesi i karroatrecit, Arben Mema gjendet në spital jashtë rrezikut. Ai akuzohet si shkaktar i aksidentit dhe është vënë nën arrest nga blutë e Durresit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Edhe një 65-vjeçare ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugore të ndodhur në fshatin Podgorie në Korçë.

Sipas burimeve të policisë, e moshuara S.C po kalonte rrugën së bashku me një tjetër grua të moshës 70 vjeç, të dyja banuese në fshatin Podgorie, kur janë përplasur nga mjeti tip Nissan me targa të huaja. 

Dy gratë e aksidentuara janë transportuar në spitalin e Pogradecit, por njëra prej tyre ka gjetur vdekjen ndërsa 70-vjeçarja B.XH është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Përgjatë fundjavës janë shënuar disa aksidente rrugore, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona.

Tv Klan 






Të ngjashme