Përgjaken sërish rrugët

Foto ilustruese

Përgjaken sërish rrugët

17:01 01/05/2016

Dy persona humbën jetën, në dy aksidente rrugore të ndodhur në Velipojë dhe Lushnje.

Dalja e një automjeti nga rruga dhe më pas rënia në kanalin e hidrovorit, shkaktoi humbjen e jetës së të riut Elsid Leva, në Vinjoll të Velipojës.

Sipas policisë, mjeti fillimisht ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal. 24 – vjeçari nga Shkodra, që drejtonte një autoveturë tip Benz, humbi jetën rrugës për në spital.

Për nxjerrjen e tij nga uji u angazhuan zjarrfikëset dhe forcat e shpëtimit, megjithatë ai nuk mundi të mbijetojë.

Në Lushnje u arrestua Kadri Cenku, 26 – vjeç, banues në Kukës.

Mbrëmë në mesnatë, në rrugën Lushnje – Fier, duke drejtuar një fuoristradë Tuareg ka përplasur një motoçikletë me drejtues shtetasin me inicialet E.K, 32 – vjeç, cili ka rënë në kanalin anësor dhe ka gjetur vdekjen.

Një tjetër aksident u regjistrua në orën 3 të mëngjesit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, njëra prej tyre u përmbys. Nga ky aksident nuk pati të lënduar.

Një ditë më parë, dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, në një aksident të ndodhur në dalje të tunelit të Shkopetit.

Elja Zotka/Tv Klan






Të ngjashme