Përgjaken zgjedhjet
Të paktën 31 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi terrorist në Pakistan, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Pavarësisht sigurisë së shtuar nga autoritetet vendase, fushata zgjedhore është shoqëruar vazhdimisht nga shpërthime me bomba dhe sulme kamikaze që kanë shkaktuar disa qindra viktima në javët e fundit.
Grupet terroriste shfrytëzojnë grumbullimet masive të njerëzve në fushata për të kryer masakrat. Sulmet e fundit në Pakistan janë marrë përsipër nga ISIS.
Tv Klan