Përgjimet, Llalla – Ajazi Lika takim 1 orësh
Për afro 1 orë kreu, i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka qëndruar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Takimi i nisur në orën 8:15 minuta përfshiu dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn dhe atë të Tiranës, Petrit Fushën.
Palët janë shumë hermetike dhe dhënien e informacionit mbi qëllimin e takimit.
Asnjë prej institucioneve nuk e shoqëroi atë me njoftim për mediat.
Por burime brenda Prokurorisë sqarojnë për Televizionin Klan se, diskutimi ka qënë i fokusuar tek hetimi për pajisjen e përgjimit të futur në Shqipëri nga misioni italian, Interforcë.
Prokuroria i nisi hetimet për këtë çështje në bazë të një informacioni të ofruar nga Shërbimi Informativ në Prill të këtij viti.
Hetimet kane çuar deri tani në pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe në arrest shtëpie të shefit të Forcës Operacionale, Artjon Duka dhe specialistin Entiol Xheliaj.
Tv Klan