Përgjysmohet fondi për rrugën Kombinat-Uznovë – (5 korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Për riparimin e kësaj rruge, Kryeministri Ilir Meta, premtoi një fond prej 500 milion lekësh, por burime të prefekturës së Beratit, bëjnë të ditur se Ministri i Punëve Publike Arben Demeti, deklaroi se do të jepet vetëm gjysma e parave. Të njëjtën gjë pohoi dhe Ministri i Financave Anastas Angjeli, pas një takimi që autoritetet e prefekturës zhvilluan me të.
Demeti është shprehur se fondi për rrugën Kombinat-Uznovë, nuk është 500 milion, por 250 milion lekë. Në këtë mënyrë zgjidhja nga pushteti vendor, po bëhet sipas një aritmetike. Pushteti vendor i Beratit do të shtrojë asfaltin aq sa lekë do jepen, pjesa tjetër e rrugës do të qëndrojë e prishur, nëse nuk jepen edhe gjysma tjetër e parave./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti