Perikli Teta interpelancë parlamentare për sulmet e institucioneve (17 Shtator 1998)
Ministi i Rendit Perikli Teta në një interpelancë parlamentare, deklaron se policia është e vendosur që Partia Demokratike të dorëzojë armët dhe municionet. Gjithashu ministri Teta thotë se nuk do të lejojë të përsëritet turpi i Berishës dhe se është radha e deputetëve për të marrë vendimin ndaj organizatorëve të këtij grushti shteti. Policia, forcat speciale dhe Garda e Republikës janë në gaditshmëri të plotë për të mbrojtur institucionet. Forcat e Rendit kanë parandaluar tentativat për sulme ndaj komisariateve të policisë në disa rrethe të vendit sic ishte rasti i komisariatit të Lezhës. Para deputetëve minisitri deklaroi se nuk do të lejohet destabiliteti i vendit.
Pamje ministri i Rendit Perikli Teta interpelancë para parlamentit, kryetari i parlamentit Skënder Gjinushi, nënkryetari Namik Dokle./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame