Periudha e diktaturës si orë mësimi në gjimnaze
Është ky reagimi i gjimnazistëve të Ismail Qemalit dhe Sami Frashërit, pasi janë zhvilluar orët e para të mësimit me temë krimet dhe pasojat e diktaturës komuniste në shoqërinë shqiptare. Pas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit, për herë të parë, periudha e diktaturës rrëfehet përmes dokumenteve e akteve zyrtare e arkivore me karakter njohës, edukativ, që mungojnë në kurikula.
Fillimisht nisma e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit përfshin 27 gjimnaze të Tiranës, ku një herë në javë zhvillohen 2 orë mësimi në secilën shkollë. Në përfundim të projektit pilot, të dhënat e grumbulluara do të shërbejnë si referencë për hartuesit e teksteve.
Si në çdo fund-viti, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit sjell edhe botimet e reja. Për herë të parë dalin poezitë e Amik Kasaruhos të shkruara në burg, “Shkëndijëzat mes errësirës, dhe libri “Net të Bardha” i Dostojevskit përkthyer po në burg nga Luan Myftiu.
Tv Klan