Përjashtimi i Palokës, Spaho: E pritshme, Byroja plotëson tekat e PS


Përjashtimi i Palokës, Spaho: E pritshme, Byroja plotëson tekat e PS

11:20 21/11/2016

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho komentoi vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashimin me 5 ditë nga punimet e parlamentit të kreut të Grupit Parlamentar të demokratëve, Edi Paloka. Ky vendim u mor në mbledhjen e ditës së sotme, pas incidentit të ndodhur të enjten e shkuar në seancën plenare, ku Paloka shtyu Ministrin Beqaj.

Në një prononcim për gazetarët, Spaho tha se vendimi ishte i pritshëm, pasi Byroja sipas tij vendos gjithnjë në favor të Partisë Socialiste. 

“Nuk është se prisnim ndonjë surprizë, vendimi i byrosë ishte i parashikuar. Byroja në raste të tilla është kthyer në plotësuese të tekave të Partisë Socialiste. Morën vendimin për ta përjashtuar, por ne theksuam se në këtë mënyrë si po veprojnë po e keqadministrojnë e po e kthejnë seancën plenare në një vend ku pritet fjala. Edhe incidenti ndaj ndodhi, pasi nuk iu dha fjala ish – Kryeministrit Berisha. Kjo mënyrë e të vendosurit për raste të tilla është anakronike pasi rezultati i gjykimit është në favor të Grupit Parlamentar të PS dhe në këtë mënyrë nuk mund të veprohet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend, ky do të jetë qëndrimi ynë në këtë rast, asgjë nuk do të ndryshojë nga sjellja e opozitës”, 

u shpreh Spaho./tvklan.al






Të ngjashme