Përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi deputeti demokrat
Deputeti demokrat Flamur Noka është përjashtuar nga Kuvendi me 10 ditë. Vendimi për përjashtimin e Nokës u mor në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit.
Përjashtimi i deputetit demokrat lidhet me sherrin në Komisionin e Sigurisë, të martën paradite.
Ai u përplas me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe me kryetarin e Komisionit të Sigurisë.
Ka qenë kryetari i këtij komisioni që ka kërkuar përjashtimin e deputetit Noka për 10 ditë nga punimet e Parlamentit dhe Komisionit Parlamentar./tvklan.al