
“Përjetësia Femërore”, ekspozita e sjellë nga 36 artistë (Video)
Pranë Rezidencës Italiane në Tiranë është çelur ekspozita “Përjetësia Femërore”, e cila ka bërë bashkë 36 artistë të brezave të ndryshëm. Në këtë ekspozitë gruaja, paraqitet me rolet e saj në shoqëri dhe me domethëniet simbolike.
Për të na folur rreth veçantisë së kësaj ekspozite, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan artisti dhe kuratori i kësaj ekspozite Artan Shabani.
“Janë 36 artistë që marrin pjesë. Ekspozita është pjesë e projektit që Ambasada Italiane në Tiranë po ndërmerr për të promovuar barazinë gjinore dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj grave. Në këtë ekspozitë paraqitet trajtimi i femrës me gjuhën e pikturës në teknika të ndryshme ndër vite. Ekspozita është çelur më 4 Shkurt dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 Prill 2019. Të gjitha veprat e ekspozuara në rezidencën italiane janë pjesë e koleksioneve të trashëgimisë familjare, nuk gjenden nëpër muze”, tha
Shabani.
/tvklan.al