Përkeqësohet situata e motit në porte
Pezullohet lundrimi për anijet tregtare dhe ato të peshkimit
Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka ndikuar në lundrimin e mjeteve detare në portin e Durrësit.
Kapiteneria njoftoi se në det të hapur forca e dallgëve shkon deri në 7 ballë dhe brenda gjirit të Durrësit deri në 5 ballë duke sjellë pezullim të lundrimit të anijeve tregtare të tonazhit të mesëm, të ulët si dhe të anijeve të peshkimit.
Lëvizja e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit është pezulluar edhe në Vlorë, ndërsa anijet me pasagjere të transportit ndërkombëtar do të vijojnë të punojnë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, tragetet e udhëtarëve nuk kanë hasur vështirësi, por planifikimi i lundrimit mund të ndryshoje në orët në vijim për shkak të motit të paqëndrueshëm me tendencë përkeqësimi.
Tv Klan