Përkthimi i Vetting –ut, Rama: Luli e PD, i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nga Gjermania tha se Rama gënjeu, sepse nuk do të pranojë për përgjegjësinë që ka, përsa i përket përkthimit të ligjit të Vetting –ut.
“Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA, gënjejnë të gjithë veç Lulit e PD, që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi”,
shkruajti Rama.
Ndërkohë një ditë më parë, Partia Demokratike deklaroi se Ligji i Vetting-ut është përkthyer qëllimisht me gabime për të manipuluar opinionin e Komisionit të Venecias dhe për autorësinë e variantit me gabime, opozita e drejton gishtin nga EURALIUS, referuar informacioneve që ajo thotë se ka marrë nga Gjykata Kushtetuese./tvklan.al