11:59 06/01/2014Në 5 Janar të vitit 1991 lindi gazeta e parë opozitare në Shqipërinë postkomuniste. 23 vite më pas, themelues të Rilindjes Demokratike, por dhe gazetarë e personalitete që i dhanë zë kësaj gazete u mblodhën për të përkujtuar themelimin e saj. Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, “Rilindja Demokratike” do të mbetet simbol i medias së lirë dhe opozita do të jetë gjithmonë përkrahëse e saj.Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se do të jetë i hapur ndaj çdo kritike, ndërsa, ish-kryeministri Berisha tha se kjo gazetë ia doli të promovojë idetë dhe vlerat e një shoqërie që ekzistonte vetëm si aspiratë në mendjet e shqiptarëve.Në 23 vjetorin e themelimit të “Rilindjes Demokratike” ishin të pranishëm dhe shumë personalitete që shënjuan rrugetimin e saj në vite.