Përkujtohet 56-vjetori i çlirimit të Shqipërisë (22 Nëntor 2000)
56-vjetori i çlirimit është nderuar sot në varrezat e dëshmorëve të kombit. Ceremonia e homazheve ka filluar në orën 10:00 paradite. Kanë qenë të pranishëm Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, Kryeministri Ilir Meta, Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, Kryebashkiaku Edi Rama, anëtarë të qeverisë si dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve. Banda frymore e Republikës ka shoqëruar gjatë gjithë kohës korteun në vendosjen e kurorave me lule. Kurorat janë vendosur pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në emër të shtetit, qeverisë dhe partive politike. Sot kanë munguar kurorat nga PD pasi homazhet pranë varrezave të dëshmorëve anëtarët e kësaj partie i kanë bërë që dje./tvklan.al