Përleshje në Bashkinë e Budvës


Përleshje në Bashkinë e Budvës

17:12 18/06/2020

Policia shkoi të arrestojë Kryetarin e Bashkisë

Dhuna dhe përleshjet shpërthyen në dyert e ndërtesës së Bashkisë së Budvës, pasi policia malazeze shkoi për të arrestuar Kryebashkiakun Marko Carviç dhe kreun e këshillit bashkiak Krsto Radoviç.

Qindra mbështetës të partisë pro-serbe të Frontit Demokratik në opozitë, ku bëjnë pjesë edhe dy drejtuesit e qytetit, u përleshën me policinë në përpjekje për të penguar ndalimin e tij. Disa pjesëmarrës në protestë u arrestuan.

Manifestime kundër ndalimit u mbajtën edhe në disa sheshe të qytetit të famshëm turistik të Malit të Zi. Autoritetet vendosën shoqërimin e krerëve të bashkisë pasi nuk pranuan të lirojnë zyrat.

Ata u shkarkuan pas votimit në këshillin bashkiak më 11 Qershor, të drejtuesve të rinj të përkrahur nga partia e presidentit pro-perëndimor Milo Gjukanoviç. Shkarkimi erdhi pasi disa këshilltarë të Frontit Demokratik pro-serb bashkuan votat me partinë e Gjukanoviçit, duke formuar një shumicë të re në këshill.

Tv Klan






Të ngjashme