Përleshje të dhunshme në mes të Romës


Përleshje të dhunshme në mes të Romës

09:29 24/08/2017

Policia italiane u përlesh me dhjetëra refugjatë në një shesh pranë stacionit të trenit në Romë, duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Që nga e shtuna, kur rreth 800 refugjatë ishin përzënë nga një ndërtesë ku jetonin prej gati 5 vjetesh, rreth 100 prej tyre kishin pushtuar në shenjë proteste sheshin poshtë ndërtesës dhe flinin aty. Përleshjet nisën kur policia kërkoi t’i largonte refugjatet, kryesisht nga Eritrea, edhe nga sheshi.

Skenat e përleshjes kanë qenë kaotike, me njerëzit që ulërinin dhe përpiqeshin të qëllonin policët me shkopinj dhe gurë, ndërkohë që sheshi ishte mbushur me dyshekë të përmbysur dhe karrige të thyera.

Një grup grash dhe fëmijësh ngritën një banderolë ku shkruhej italisht ‘ne nuk jemi terroristë, duam një shtëpi ku të jetojmë’. Autoritetet thanë se refugjatët të cilët kanë fituar ndërkohë azil në Itali, nuk kanë pranuar mundësitë e strehimit qe iu janë ofruar./Tv Klan

 






Të ngjashme