Përleshje të dhunshme në Mitrovicë mes shqiptarëve dhe KFOR-it – (31 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Këto janë pamjet e një përleshje të re mes demonstruesve shqiptarë dhe paqeruajtësve të NATO-s në Mitrovicë. Rreth një mijë demonstrues shqiptarë u mblodhën për të protestuar kundër dhunës të ushtruar nga serbët, që dy ditë më parë shkaktoi edhe viktima në radhët e shqiptarëve. Demonstruesit u mblodhën në anën jugore të urës të lumit Ibër që e ndanë qytetin në dy pjesë.
Paqeruajtësit të pajisur me mburoja dhe helmeta përdorën gazin lotsjellës, në momentin që demonstruesit qëlluan me gurë kundër tyre. Turma u shpërnda, por më pas u grumbullua përsëri dhe sulmoi me shishe me benzinë, paqeruajtësit përdorën përsëri gazin lotsjellës. 15 paqeruajtës u plagosën gjatë turbullirave. Ndërsa një mjek shqiptare pohoi, se 40 shqiptarë të tjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë përleshje ka pasur edhe larg urës, ku gjenden dy ndërtesa të KFOR-it./tvklan.al