Përlotet Enxhëll, tregon për humbjen e personit të shtrenjtë


Përlotet Enxhëll, tregon për humbjen e personit të shtrenjtë

21:05 24/12/2020

Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa gara mes konkurrenteve është rritur.

Çdo javë janë larguar nga dy vajza, por këtë herë Saimiri vendosi të mos i japë trëndafil vetëm njërës prej tyre, Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e mbrëmjes.

Saimiri kishte rezervuar tre takime private, me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit gjeneroi shumë debate në studio.

Disa nga vajzat kanë dhënë këtë javë nga një intervistë ndryshe për për programin “Daily Love Story”, teksa kanë treguar pak më shumë për jetën private dhe karakterin e tyre.

Enxhëll madje është përlotur kur rrëfen për humbjen e nënës së saj.

Cila është gjëja më e shtrenjtë që ti ke?

Familja dhe shoqëria, këto janë më të shtrenjtët për mua

Çfarë është lumturia për ty?

Të kem shëndet, babin e kam pikë të dobët, vëllanë, gjyshën. Të jenë ata mirë dhe të kenë shëndetin.

Çfarë konsideron ti mjerimin më të madh?

Që të jem larg familjes time. Po e lidh çdo gjë me familjen sepse janë gjëja më e shtrenjtë në botë.

Çfarë nuk duron dot tek një person?

Njerëzit që nuk janë transparent, gënjeshtrën dhe kur unë e shikoj në sy dhe më heq shikimin, ai njeri për mua është shumë i ulët.

Cila gjë në jetë, do të doje që mos të të kishte ndodhur?

Humbja e nënës time…do të doja shumë që të mos kishtë ndodhur.

Flavia, Generda dhe Redona kanë folur gjithashtu pak më shumë për veten dhe gjërat që do të donin të ndryshonin në jetën e tyre./tvklan.al






Të ngjashme