Përmbarimi i Laçit në kërkim të fëmijëve Avdyli – (27 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Përmbarimi i Laçit nuk ka mundur të gjejë sot se ku ndodhen fëmijët e çiftit Avdyli. Sipas urdhër-ekzekutimit, të dhënë nga Gjykata e Faktit, dy punonjës të përmbarimit kanë shkuar sot në shtëpinë e xhaxhait Lulzim Avdylit, së bashku me prindërit e Erietës, që prisnin të shikonin nipërit e tyre, por atje nuk kanë gjetur askënd përveç këtyre fqinjëve, që secili jep një variant të ndryshëm për vendndodhjen e Endrit dhe Siborës, si dhe krejt familjes së Lulzim Avdylit.
Pas kësaj përmbarimi i Laçit ka vendosur të përsërisë edhe njëherë kërkesën për urdhër-ekzekutim, që më pas të merren masa me forcë deri në ndalim të xhaxhait Lulzimit, për kundërshtim të vendimit gjyqësor. Gjyshërit Sokoli janë kthyer në Tiranë edhe kësaj radhe pa nipërit e tyre./tvklan.al