Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën, gjen armë dhe drogë

Foto ilustruese

Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën, gjen armë dhe drogë

19:57 28/05/2018

Në një shtëpi të pabanuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës janë gjetur armë të ndryshme dhe një sasi droge. Sipas informacioneve paraprake, punonjësit e Përmbarimit kishin shkuar në banesë për ta sekuestruar, pasi ishte vendosur si kolateral në bankë për një kredi.

Në banesën e pabanuar u gjetën një snajper, një automatik, një pistoletë, 4 silenciatorë, fishekë, fenelina e veshje policie, kapuça dhe marijuanë, të cilat u sekuestruan nga Policia e Durrësit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse këto armë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Po punohet gjithashtu për të gjetur pronarin e banesës me iniciale Xh.L. 56 vjeç. 

/tvklan.al






Të ngjashme