Përmbledhja politike e javës (12 Dhjetor 1999)


Përmbledhja politike e javës (12 Dhjetor 1999)

15:33 12/12/1999

Zhvillimet politike të javës kanë sjellë debate të reja. Shqipëria i ka thënë Jo dënimit me vdekje sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Republikanët kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi duke deklaruar se do të jenë në krye për organizimin e një referendumi popullor për ti thënë po dënimit kapital.

Debate janë zhvilluar në Parlament mes pozitës dhe opozitës për miratimin e buxhetit të vitit 2000. Socialistët e kanë miratuar me shumicë votash. Berisha dhe reformatorët kanë vijuar sulmin e ndërsjelltë të akuzave. PD e Tiranës pezullon Genc Pollon nga partia ndërkohë që reformatorët po paraqesin platformën e tyre për demokratizimin e kësaj partie në Veri të vendit.

Qeveria Meta përveç angazhimit për luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës është ndalur tek problemet më të prekshme të shqiptarëve, dritat, uji, rrugët dhe strehimi./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme