Përmbyset autobusi me pasagjerë, plagosen 26 persona
Të paktën 26 persona u plagosën ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një autobus me targa të Maqedonisë ka dalë jashtë rrugës në autostradën Shkup – Veles. Ekipe të ndihmës së shpejtë kanë nxjerr të lënduarit nga autobusi dhe i kanë transportuar nëpër qendrat spitalore.
Në Qendrën Emergjente në Shkup janë pranuar dhjetëra nga pasagjerët e lënduar dy prej të cilëve janë në gjendje kritike. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:00 në autostradën Shkup – Veles, në afërsi të vendit të quajtur “Kulla”. Sipas MPB-së deri te aksidenti ka ardhur pas shoferi i autobusit e ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës./Alsat