Përmbyten rrugë e lagje në Vlorë
Reshjet gjatë natës në Vlorë dhe zonat përreth shkaktuan probleme në qarkullim dhe përmbytje të disa prej segmenteve rrugore në brendësi të qytetit dhe akset nacionale.
Disa rrugë u bllokuan nga Policia Bashkiake, si ajo pranë lagjes 10 Korriku, pasi ka patur shkarje dherash. Përmbytjeve nuk i kanë shpëtuar as disa banesa.
Kjo është pamja e krijuar pas reshjeve të breshërit në rrugën nacionale në Llogara. E gjithë rruga u mbulua nga breshëri, çka shkaktoi trafik të rënduar.
Autobuzët veçanërisht u detyruan të rrisnin masat e sigurisë, ndërsa situata u normalizua me pushimin e reshjeve të shiut.
Tv Klan