Rikthehen përmbytjet në Lezhë
Reshjet e shiut kanë sjellë edhe rikthimin e përmbytjeve në disa zona në qytetin e Lezhës.
Dhjetëra familje në Njësinë Administrative Zejmen dhe Blininisht, si dhe të paktën 850 hektarë tokë bujqësore janë në ujë, niveli i të cilit ka arritur në 1 metër.
Dëmet janë të shumta, si në orendi, ashtu edhe në bagëti e të mbjella.
Banorët thonë se, edhe pse kjo situatë përsëritet sa herë bie shi, asnjë institucion nuk i ka ofruar ndihmë.
Shiu ka krijuar probleme edhe në lëvizjen e banorëve.
Situata është problematike edhe në qytet. Uji ende nuk është larguar edhe në rrugë e parqe.
Kryetari i Bashkisë Lezhë thotë se po mer masat për eleminimin e përmbytjeve dhe se qeveria duhet të japë mbështjeten për Lezhën, pasi aftësitë financiare të Bashkisë nuk e përballojnë situatën.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në Bashkinë Lezhë janë përmbytur 700 hektarë tokë, në Zadrimë dhe Torovicë dhe rreth 150 hektarë në Zejmen – Barbullojë.
Gjatë pasdites, reshjet janë ndërprerë, duke sjellë një përmirësim të situatës në qytetin e Lezhës, por jo në rrethinat e saj, ku qindra hektarë tokë ndodhen nën ujë.
Tv Klan