Përmbytje katastrofike në Teksas
Qyteti i Hjustonit është nën kthetrat e stuhisë me të madhe në historinë e shtetit të Teksasit. Rrugët janë kthyer në lumenj.
Një rekord prej 75 cm rreshje shiu u regjistrua ne Hjuston. Meteorologet parashikojnë se brenda një jave në qytet do të bie sasia e shiut të një viti. Deri tani janë konfirmuar 5 viktima, ndërsa bilanci fatkeqësisht pritet të rritet. Disa persona mendohet se kanë humbur jetën në automjetet e mbytura që gjenden rrugëve, por të dhënat mbeten për tu verifikuar në terren. Mijëra të tjerë janë evakuuar nga qyteti. Spitalet, shkolla por edhe aeroportet janë përmbytur plotësisht. Shteti i Teksasit është një nga qendrat kryesore te industrisë amerikane të naftës dhe gazit. Si pasojë e uraganit dhe stuhisë Harvey disa nga rafineritë më të mëdha në vend kane ndalur punën. Kjo ka ngritur shqetësimet në lidhje me mungesat e karburantit dhe çmimet që pritet të rriten. /Tv Klan