Përmbytje katastrofike në veri të Turqisë
4 viktima e 11 të zhdukur, rëshqitjet e tokës bllokojnë qindra zona
Përmbytje katastrofike goditën bregdetin turk të Detit të Zi gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar një bilanc tragjik prej 4 viktimash e 11 të zhdukurish.
Këto pamje janë xhiruar në qytetin bregdetar Giresun, ku reshjet e dendura i shndërruan rrugët në lumenj që morën përpara automjete të mëdhenj e të vegjël.
Reshjet e dendura shkaktuan edhe rëshqijte toke, që mbuluan katet e para të ndërtesave në disa zona. Masivët e dheut dhe baltës mbuluan dhjetëra automjete.
Zonat i vizitoi edhe ministri i Brendshëm Sulejman Sojllu, i cili pa nga afër edhe operacionet e kërkim-shpëtimit. Giresuni është qyteti më i goditur, por reshjet e dendura kanë bllokuar lidhjet rrugore të qindra fshatrave, ndërsa probleme ka pasur edhe në qytetin tjetër Samsun, që ndodhet gati 200 kilometra në perëndim.
Tv Klan