Përmbytje masive
Viktima dhe dëme të shumta materiale nga reshjet në Turqi
Jetë të humbura, banesa e makina të dëmtuara, rrugë të kthyera në liqene. Këto ka shkaktuar fenomeni natyror ‘Super Qeliza’ në Turqi.
Disa persona janë raportuar të vdekur e të tjerë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve masive, veçanërisht në Stamboll e Bursa. Shumë qytetarë u izoluan në katet e para të ndërtesave apo bodrume. Këto janë momentet kur një banor shpëtohet pasi kërkonte ndihmë me një dorë jashtë.
Kjo grua u mora nga vërshimi i ujit, por fatmirësisht u shpëtua nga një banor i zonës. Shumë banesave u iku çatia dhe u dëmtuan. Makinat u kthyen përmbys, e të tjera u dëmtuan nga rrëzimi i pemëve.
Kjo është pamja me dron e rrugës që të çon për në aeroportin Ataturk, që është kthyer në liqen. Disa prej qytetarëve furtuna dhe rrebeshi i kapi në trafik, duke u shkaktuar frikë.
Sipas meteorologëve, shirat e dendur dhe furtuna do të vazhdojnë edhe në orët në vijim, duke u zhvendosur në zonën e Detit të Zi në veri.
Klan Plus