Përmbytje masive në mes të Gushtit
1 i vdekur dhe dëme të shumta materiale në Stamboll
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje masive në Stamboll këtë të shtunë, duke i marrë jetën të paktën një personi dhe shkaktuar dëme të shumta materiale.
Disa akse rrugore u bllokuan, pasi uji i detit në ngushticën e Bosforit doli mbi asfalt, ndërsa në shumë rrugë të tjera uji përmbyti nënkalimet.
Trupi i një burri të pajetë u gjet në një nënkalim në Distriktin Unkapani.
Edhe nënkalimi për këmbësorë në sheshin Eminonu u përmbyt, duke shkaktuar dëme të mëdha për tregtarët.
Nga përmbytjet e mëdha u dëmtua edhe Pazari i Madh i Stambollit – një prej tregjeve të mbuluara më të vjetra në botë.
Përmbytjet zgjatën për rreth dy orë duke shkaktuar edhe ndërprerjen e transportit publik me anije.
Përmbytjet e pazakonta të 17 Gushtit u paralajmëruan që një ditë më parë nga shërbimet meteorologjike turke. /tvklan.al