Përmbytje masive në Palermo


Përmbytje masive në Palermo

07:20 17/07/2020

Palermo është përfshirë nga një stuhi shumë e fortë gjatë këtyre 24 orëve të fundit. Këto pamje apokaliptike tregojnë sesi rrebeshe shiu shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale si dhe përmbytje të shumta.

Rreshjet e dendura që zgjatën për rreth 3 orë bllokuan disa prej autostradave hyrëse të qytetit. Lumenjtë morën përpara makinat si dhe çdo gjë tjetër. Përmbytjet shkaktuan rëshqitje toke duke dëmtuar rrugët.

Dëshmitarët e rastit kanë treguar se rrjedha e fuqishme e ujit mori përpara një makinë ku ndodhej një çift por ekipet e emergjencës arritën që t’i shpëtonin.

Njerwzit u detyruan që të braktisnin mjetet e tyre dhe notonin për të dalë nga rruga. Autoritetet bëjnë të ditur se deri më tani nuk raportohet për viktima apo për persona të zhdukur.

Ndërkaq ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të larguar ujin i cili ka pushtuar një pjesë të madhe të banesave.

Klan Plus






Të ngjashme