Përmbytje në Durrës, kanale të pa pastruara për mungesë fondesh – (29 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Përmbytje masive në zonën e Shkozetit dhe të plazhit. Kanali i ujërave të larta që duhet të sistemojë ujërat e bardha në këto zona, ka 12 vjet që nuk është pastruar. Janë 9.5 kilometra kanal, që shkojnë nga kodra e Rrashbullit, deri tek rezidenca e pushimit të Ministrisë së Brendshme.
Në Shtator të vitit 2000, në një nga takimet elektorale me banorët e kësaj zone, vetë kryeministri Ilir Meta u premtoi atyre se nuk do të përmbyteshin më nga shirat. Për këtë qëllim, qeveria do të akordonte një fond prej 39 milion lekësh të reja, për rehabilitimin dhe pastrimin e kanalit. Kanë kaluar 5 muaj dhe dy ditët e fundit ka rënë shi. Ja si është gjendja e kanalit dhe e zonave përreth.
Sipas drejtorisë së ujërave, që ka në kompetencë, pastrimin e këtij kanali, kjo është një punë që kërkon vetëm 5 ditë, por mungojnë fonde. Paratë e akorduara nga qeveria kësaj drejtorie, për pastrimin e kanalit, janë bllokuar nga Ministria e Financave./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame