Përmbytje në Shijak, uji futet në katet e para të banesave


Përmbytje në Shijak, uji futet në katet e para të banesave

08:20 12/02/2021

Shirat e rënë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në zonën e Shijakut. Megjithëse lumi Erzen është futur në shtratin e tij, por pasoja që la pas janë të mëdha. Shtëpitë e ndërtuara në dy anët e rrugës janë përmbytur.

Uji është futur në katet e para të disa banesave duke i përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë izoluar pasi oborret kanë prezencë uji.

Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe dhjetëra shtëpi të tjera në njësinë Administrative të Sukthit si dhe në katund të ri.

Në këto zona janë evakuuar 10 familje tek të afërmit e tyre, ndërsa shtabi i emergjencave po punon për normalizimin e situatës në terren.

Klan News






Të ngjashme