Përmbytje në Tiranë, lumi Lanë rrezikon shtëpitë e romëve – (7 Maj 2001)


Përmbytje në Tiranë, lumi Lanë rrezikon shtëpitë e romëve – (7 Maj 2001)

14:06 07/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pasojat e neglizhencës, duke bllokuar pusetat në ndërtime në çdo cep të Tiranës, janë dukur vetëm sot. Mjaftoi shiu i ditës së djeshme, që disa pjesë në kryeqytet t’i ngjanin Venecias. Sinoptika ka regjistruar sasi të madhe shiu 80 milimetra, që po të kishte kanalizime do të ishte gjithçka si më parë. Përmbytjet sot janë vërejtur si në qendër ashtu edhe në periferi.

Bodrumet poshtë këtij pallati të kthyer në lokale e dyqane, janë gdhirë kështu. Pompa thithëse ka katër orë dhe nuk po nxjerrë sasinë e ujit. Ndërsa Lana përveç se ka shtuar prurjet, ka shtuar edhe hallet e këtyre njerëzve që banojnë nën të. Nata e mbrëmshme ka përfshirë çdo gjë në shtëpitë e tyre. Të vendosur këtu për 30 vjet, kështu nuk e kanë parë veten ndonjëherë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme