Përmbytjet e shekullit
Shumë ekspertë i cilësojnë përmbytjet si fenomenin që shkakton më shumë viktima se çdo fatkeqësi tjetër natyrore. Gjatë shekullit që lamë pas, si pasojë e përmbytjeve në shumë pjesë të botës, humbën jetën të paktën 4 milionë njerëz, gjithsesi një shifër jo plotësisht e saktë si pasojë e raportimeve të ndryshme në mediat botërore.
Uragani Galvston që goditi Shtetet e Bashkuara në vitin 1900 shkaktoi rreth 6000 viktima. Dalja nga shtrati e Misisipit në 1927-ën shkatërroi më shumë se 27 mijë milje katrorë tokë dhe vrau të paktën 1000 persona.
Një nga përmbytjet me numrin më të madh të vitkimave në shekullin e fundit është ajo e vitit 1931 në Kinë. Dalja nga shtrati e lumit Jangtze shkaktoi rreth 3.7 milionë të vdekur.
Në vitin 1962 rreshjet e mëdha dhe përmbytjet goditën Europën. Në Hamburg dhe pjesët bregdetare në perëndim të Gjermanisë u regjistruan 315 viktima, 150 mijë të tjerë vuajtën pasojat.
Në vitin 1963 në Itali, rrëshqitjet e dheut në një rezervuar në alpe shkaktuan përmbytje kolosale, duke shkaktuar 2000 viktima dhe shkatërrimin e 5 fshatrave.
Në Bangladesh më shumë se 300 mijë persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në vitin 1970 dhe 130 000 të tjerë në ato të vitit 1990.
Gjermania u godit sërish nga përmbytjet në vitin 1981. Të paktën 20 mijë persona u evakuuan. Një situatë e ngjashme në vitet 90 ndodhi në Britaninë e Mahde, ku moti i keq dhe rreshjet e mëdha përmbytën të paktën 4 provinca.
Në vitin 1993 ndodhi përmbytja që është klasifikuar si katastrofa që shkaktoi dëmet më të mëdha. Ngjarja në Midwest në SHBA shkaktoi më shumë se 20 mld $ dëme materiale.
Në vitin 1999 përmbytjet në Venezuelë vranë të paktën 10 mijë persona, 150 mijë të tjerë mbetën të pastrehë.
Një nga uraganët më të fuqishëm në SHBA është ai i vitit 2005, Katrina, i cili shkaktoi rreth 2000 viktima dhe rreth 90 mld Dollarë dëme materiale.
Tv Klan