Përmbytjet, Ministria e Transporteve: Rruga e Kombit, e kalueshme


Përmbytjet, Ministria e Transporteve: Rruga e Kombit, e kalueshme

20:34 12/11/2016

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka vijuar inspektimet në terren, duke ndjekur nga afër ndërhyrjet në akset rrugore kombëtare, ku jane evidentuar problematika si pasojë e rreshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Dervishaj ishte në Rrugën e Kombit, në fshatin Klos në Mirditë, ku ekipet e emergjencës dhe firma kontraktore po ndërhyjnë pasi janë regjistruar rrëshkitje dherash.

Pavarësisht problemeve të krijuara si pasojë, Rruga e Kombit është e kalueshme dhe nuk paraqet probleme në qarkullimin e automjeteve.

Dervishaj nënvizoi se ka një koordinim të mirë mes Ministrive dhe Shtabit të Emergjencave, për tju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të caktuara, ku paraqiten problematika.

Dervishaj pas inspektimit u takua me banorët e fshatit Klos, ku dëgjoi shqetësimet që ata kanë, duke u angazhuar  se në përfundim të kësaj situate do bëhet evidentimi i dëmeve dhe më pas do të ndërhyet për t’i riparuar.

Në lidhje me rrëshkitjen e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, Dervishaj tha se ekipet e Ministrisë dhe firma kontraktore, kanë ndërhyrë menjëherë, duke liruar aksin rrugor  dhe aktualisht nuk ka asnjë problem me qarkullimin  e automjeteve.

Ministri apeloi ndaj gjithë drejtuesve në automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./tvklan.al

 






Të ngjashme