Përmbytjet në Greqi, Presidenti Meta letër homologut grek
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos, pas jetëve të humbura për shkak të motit të keq.
"I tronditur dhe me trishtim të thellë kam ndjekur lajmet për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës",
shprehet kreu i shtetit shqiptar në letrën e tij. Më tej, Meta thotë se populli shqiptar i gjendet pranë atij grek në këto momente të vështira."Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek".
"Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë"
, shkruan më tej Presidenti Meta./tvklan.al