Përmbytjet në Shkodër, në fokus të mediave të huaja


Përmbytjet në Shkodër, në fokus të mediave të huaja

15:00 10/01/2010

Situata e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë po ndiqet me vëmendje edhe nga mediat e huaja.

Në një kohë që Europa përballet me stuhi dëbore dhe ngrica, Shqipëria përballet me përmbytje si pasojë e rritjes së nivelit të deteve, thekson agjencia prestigjoze e lajmeve Euronews.

Euronews raporton se situata në pjesën veriore të vendit është dramatike, në një kohë që përshkruan me detaje situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve.

Më tej, në kronikë citohet Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili shprehet se situata nuk mund të parashikohet.

 Mijëra persona u evakuuan pas përmbytjeve që erdhën si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit në veri të vendit, thotë Euronews.

Tv Klan






Të ngjashme