Përmbytjet në veri, situatat në disa zona


Përmbytjet në veri, situatat në disa zona

10:00 14/03/2018

Strukturat e Forcave të Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes kanë vazhduar operacionet për transportimin e komunitetit, rreth 125 banorë, nga fshati Obot për në fshatin Oblikë, dhe anasjelltas.

Në operacion të angazhuar edhe 23 efektivë të FNSH.

Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka arritur rreth 1895 ha, si më poshtë: Bashkia Vau-Dejës. Njësia Administrative Bushat:

Ka pasur 180 ha tokë të përmbytur. Bashkia Shkodër. Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur 70 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje në mënyrë graduale. Njësia Administrative Dajç:

Ka pasur 540 ha tokë të përmbytur. Në lagjen Zadrimë të fshatit Shirq u izoluan nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje. Për lartësimin e argjinaturës së Pentarit është kërkuar që të ndërhyhet në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur 1100 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje. Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Ujësjellsi Oblika 1 ka qenë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve.

Bashkia Shkodër me anë të 2 mjeteve autobotë ka bërë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur 5 ha tokë të përmbytur. Fenomeni i erozionit në tokat bujqësore ka vazhduar. Në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës, ka vazhduar gërryerja e tokës.

/tvklan.al

 





Të ngjashme